“Tragjeditë që kanë ndodhur në Serbi janë alarm edhe për ne si organ i ndjekjes penale dhe na detyrojnë që si institucion të mobilizohemi për kontroll më efikas të armëve në vend”.
Këtë e tha sot kryeprokurori publik Ljubomir Joveski, i cili gjithashtu shprehu keqardhje për ngjarjet në Serbi.
“Kërkoj nga të gjithë prokurorët publikë në vend që gjatë veprimeve të tyre të insistojnë në sanksione më të rrepta penale për veprën penale – Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese. Shtrëngimi i politikës penale duhet të reflektohet në veprimet e prokurorive publike parësore, të cilat duhet të sigurojnë që masa e sanksionit për krime të tilla të jetë brenda kufijve të përcaktuar ligjërisht pa mundësinë e masës alternative. Përveç kësaj, prokuroritë më të larta publike, në rastet e sanksionit të butë me aktgjykime të shkallës së parë, duhet të përpiqen që përmes procedurave të shkallës së dytë të marrin dënime më të larta”, thuhet në mesazhin e Joveskit.