Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë me origjinë nga Bullgaria

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova sot ndodhet në Ohër ku po vazhdon vizitën dyditore të delegacionit bullgar në vendin tonë, përcjell TV21. E pyetur se pse ka kaq pak bullgarë në Maqedoninë Veriore në regjistrimin e fundit të popullsisë, ajo tha se autoritetet u kanë kërkuar personave në fjalë atyre dokumente për të vërtetuar se ishin bullgarë.

“Bullgaria duhet të qëndrojë pas bullgarëve që të kenë punë, që të mos diskriminohen. Kur të kërkojnë punë, të mos e humbin vendin e punës vetëm se janë bullgarë. Kur të marrin pjesë në ndonjë konkurs, mos të refuzohen vetëm sepse janë me origjinë bullgare. Mësuam gjëra shumë për regjistrimin. Unë e kuptoj për herë të parë se, shumë turp, numri i vogël që u shfaq në regjistrimin e bullgarëve është se në disa vende kur ata deklaroheshin si bullgarë, autoritetet u kërkonin atyre dokumente se ishin bullgarë, të cilat nuk duheshin kërkuar. Këto dokumente nuk iu kërkuan bashkësive të tjera etnike në RMV”, tha Iliana Jotova, nënkryetare e Bullgarisë.