Jordania thotë se ka dërguar ndihma humanitare në veri të Gazës

Smoke rises following an Israeli airstrike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Thursday, Nov. 9, 2023. (AP Photo/Leo Correa)

Forcat e Armatosura jordaneze thanë se sot kanë kryer dy ndihma humanitare në veri të Gazës.

Jordania tha se dërgimi i këtyre ndihmave u krye në bashkëpunim me Bahreinin dhe Omanin, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, Jordania kreu një lëshim ajror të koordinuar, por kushtet e erës shkaktuan uljen e disa furnizimeve në anën izraelite të kufirit, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite.