‘Joker’ dhe ‘Irish Man’ udhëheqin në nominimet për çmimet ‘Oscar’

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditura nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit më 2019, shkruan NY Times.
Filmi Joker është nominuar në 11 kategori, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe për tetë çmime tjera.

Tre filmat tjerë: The Irishman, 1917 dhe Once Upon a Time… in Hollywood, kanë secili nga 10 nominime.

Në kategorinë për filmin më të mirë janë nominuar projektet: Ford v. Ferrari, The Irishman, Jojo Rabbit, Joker, Little Women, Marriage Story, 1917, Once Upon a Time … in Hollywood dhe Parasite.