Johnson: Putin do të dështojë!

Downing Street ka konfirmuar se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson zhvilloi pasditen e kësaj të shtune një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Kryeministri foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë pasdite. Ai vlerësoi trimërinë e forcave ukrainase që vazhdojnë të mbrojnë me guxim lirinë e vendit të tyre. Presidenti Zelenskyy e informoi kryeministrin për situatën në Mariupol dhe kryeministri përshëndeti rezistencën ukrainase në qytet”, tha një zëdhënës për mediat britanike.

Dyshja diskutuan nevojën për një zgjidhje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën dhe kryeministri tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe partnerët për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë sovranitetin e saj në javët dhe muajt në vijim.

“Kryeministri e përditësoi Presidentin Zelenskyy për sanksionet e reja nga Mbretëria e Bashkuar që hynë në fuqi javën e kaluar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën për t’u mbrojtur, përfshirë automjetet e blinduara në ditët në vijim”.

“Johnson tha se mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën sa vjen e bëhet më e fortë dhe se ai mbetet i bindur se Ukraina do ia dalë dhe Putin do të dështojë.”/tvklan.al