Johnny Rapaj, Majk dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “A jena”

Johnny Rapaj, Majk dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“A jena” titullohet kënga e stilit veror, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga të tre këngëtarët dhe Petrit Sefaj me ‘beat’ nga Rzon.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga BigDeal Records.

Për videon ndërkohë u kujdes FullMoon Production të drejtuar nga The Claudia.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Ky projekt me plot ritëm i është përshtatur më së miri kësaj periudhe të nxehtë.