Aktori i njohur, ylli i “All my children”, John Callahan ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
Lajmin e hidhur e ndau ish-gruaja e tij, Eva LaRue nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Mund të fluturojnë engjujt duke ju çuar në paqen tuaj miku im i dashur. Personaliteti juaj më i madh se jeta, do të lërë një vrimë në zemrat tona përgjithmonë. Ne jemi të shkatërruar, partneri im dhe babai i dashur për Kaya. Ju më keni dhuruar shkrime gjithnjë të bukura, dhe tani unë jam duke i kompletuar fjalët për ju. Shpresoj që parajsa të ketë bejsboll dhe ekipi juaj të fitojë gjithmonë. Yankess sapo kanë humbur fansin e tyre më të madh”, u shpreh ajo.
Callahan u martua me LaRue, kolegen e tij në “All My Children”, në vitin 1996 dhe dyshja u ndanë në 2004.
Së bashku kanë një vajzë me emrin Kaya e cila ka mbushur 18-vite jetë.