Një klub i dytë në Ligën Premier ‘testoi ujërat’ për të siguruar shërbimet e Xabi Alonsos sipas raportimeve të fundit.
42-vjeçari është shndërruar shumë shpejt në njërin prej trajnerëve më të përfolur në botën e futbollit, kjo falë formës fantastike që po shfaq ekipi i tij Bayer Leverkusen, që po udhëheq tabelën në Bundesliga me dhjetë pikë më shumë se Bayern Munichu në vendin e dytë.
Teksa që të dy, Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel, pritet që të largohen nga Liverpooli dhe Baeyrni në fund të sezonit aktual, të dy ekipet kishin shprehur interesim për të emëruar Alonson si trajnerin e tyre më të ri.
Pavarësisht se Liverpooli dhe Bayerni renditeshin si dy ekipet kryesore në konkurrencën për nënshkrimin e Alonsos, edhe një klub i tretë ishte i përfshirë në këtë garë.