Jo vetëm largime, 220 mijë ukrainas kthehen në vendlindje

Ndërkohë që 2,5 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës, shërbimi kufitar ukrainas ka raportuar se në vend po kthehen qindra mijëra të tjerë.

Rreth 220 000 ukrainas janë kthyer në Ukrainë që nga nisja e luftës, 18 000 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Shumica e të kthyerve janë meshkuj, të cilët duan të mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi rus.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 579 civilë janë vrarë dhe 1002 janë plagosur në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus, në 24 shkurt./a2cnn