Jo vetëm francezët, Shqipëria ka “rrëmbyer” edhe turistët gjermanë, Rama: Dyfishi i vitit të kaluar

Pas dyfishimit të turistëve francezë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe ata gjermanë janë dyfishuar.

Rama ka bërë të ditur se Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100 mijë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njofton Klankosova.tv.

“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, krahas një artikulli të gazetës gjermane.