Xavi Simons do të largohet në verë nga RB Leipzig dhe dëshiron të bëjë një hap para në karrierën e tij.
Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit holandez, por nuk do të jetë e lehtë pasi konkurrenca sa vjen e shtohet.
Sipas Fabrizio Romano, Man United po bën thirrje për t’u informuar mbi situatën rreth mesfushorit të RB Leipzig, Xavi Simons.
United ka një interes të gjatë për mesfushorin holandez i cili erdhi nga akademia e Barcelonës dhe është vlerësuar si një nga talentet e mëdha të mesfushës së brezit të tij.
Leipzig thuhet se dëshiron 60 milionë funte për Simons. Ëndrra e lojtarit është një rikthim në Barcelonë, por mund të mos jetë i mundur financiarisht, kështu që Liga Premier është një destinacion i mundshëm për të.
Por garës i është bashkuar edhe Chelsea, me skuadrën londineze që kërkon të përforcohet edhe më shumë në ofensivë.
Gjithsesi i sigurt është largimi i Simons nga RB Leipzig, por jo edhe klubi i tij i ardhshëm pasi shumë klube e duan holandezin.