Jo propagandës provokuese dhe kolonialiste të ministres serbe nga Qyteti i Alfabetit?!

Shkruan: Naser Pajaziti

Propaganda e ministres së Serbisë, Milica Burnevi Stamenkovski nga Manastiri, qyteti i Alfabetit Shqip nuk është asgjë tjetër veçse një demonstrim i rrezikshëm!

Duke e quajtur Kosovën “Kosovo e Metohi”, duke shpallur flamurin serb si simbol “mbijetese” dhe duke promovuar narrativën e “botës serbe”, ajo solli në mes të Maqedonisë së Veriut një diskurs kolonial e paternalist me uniforma ushtarake, që synon dominim jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë popujve tjerë të rajonit, sidomos atyre më të vegjël sllavë.

Një ministre e një shteti fqinj nuk mund të përdorë territorin e një shteti sovran për të shpërndarë propagandë që cënon bashkëjetesën dhe stabilitetin rajonal. A thua, a do të lejohej ndonjë ministre shqiptare të shkonte në Nish e të shpallte “botën shqiptare” dhe pretendime mbi Sanxhakun e Nishit?

Në një shtet multietnik, importimi i porosive shoviniste nga një shtet tjetër nuk është kulturë – është sulm ndaj sovranitetit dhe bashkëjetesës.

Postimi në facebook KËTU