“Jo buka po kulaçi” – Serbëve tash iu kanë “faj” edhe mediet zvicerane që i akuzojnë për gënjeshtra rreth fjalëve të Vuçiqit

Aleksandër Vuqiç dhe Vladimir Putin
“Novosti” ka publikuar një lajm për “insinuata të rrejshme” të radios zvicerane SRF1 , ku sipas tyre ky medium ka gënjyer rreth fjalëve të Vuçiqit lidhur me mbrojtjen e serbëve në rast se këtë nuk e bënë NATO, ndonëse ai shprehimisht thotë se “do të mbrojë serbët nga përndjekja nëse këtë nuk e bën NATO” , transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë radio shtetërore zvicerane SRF1 ka transmetuar deklaratën e Vuçiq lidhur me situatën në Kosovë dhe sipas “Novosti” këtë e bëri në mënyrë të “pasaktë”.

Mediumi zviceran ka shkruar se Vuçiq ka deklaruar se “nëse NATO nuk mbron serbët, serbët vetë do sulmojnë Kosovën” transmeton “Novosti”, që i bie “jo buka po kulaçi” sipas fjalës së urtë popullore.

Sipas gazetës “Novosti” Vuçiq ka thënë se do të ” mbrojë serbët nga përndjekja, nëse NATO nuk i mbron”.

“Nuk do ketë përndjekje të re të serbëve, kjo nuk do të ndodhë! Nga përfaqësuesit e serbëve kam marr mbështetjen e plotë se do pranohet çdo gjë që vendos Beogradi, por janë vendos vija të kuqe për të cilat nuk do flas tash” tha Vuçiq.