Jetulla Qerimi: Gjykatësja Dobrilla Kacarska meriton burgim të përjetshëm, dënoi pa faj shqiptarët në rastin “Alfa” (Video)

Gjatë protestës së sotme në Shkup kundër rastit “Monstra”, Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, ka protestuar para fotografisë së gjykatëses Dobrilla Kacarska, raporton gazeta LAJM. Qerimi gjatë protestës ka fajësuar gjykatësen maqedonase se pa faj ka dënuar shumë shqiptarë. “Kjo duhet të shkojë në burg të përjetshëm sepse ka dënuar shumë shqiptarë pa faj”, tha Jetulla Qerimi duke shprehur mllefin e tij para fotografisë së gjykatëses Dobrilla Kacarska, të cilën protestuesit e kishin ngjitur në mbrojtëset e policisë./Gazeta LAJM