Jetojmë në një kohë kur intelektuali quhet budalla, e budallai hyn në Parlament

Ida Nurçe

Jetojme ne nje kohe, ku femija prindin nuk degjon; ku prindi le femijen ne shtepi dhe qejfin e vete kerkon.
Jetojme ne nje kohe, ku femijet flasin me shume me shoket, se me ata qe ua kane bere koken.
Jetojme ne nje kohe, ku prinderit i marrin vesh gjerat per femijet e tyre nga mediat.
Jetojme ne nje kohe, ku femijet shkojne ne shkolle per te mesuar e kthehen te perdhunuar; ku perdhunuesi krenohet, e ai qe duhet t’i mbroje nuk denohet.
Jetojme ne nje kohe, ku mesueset shkojne ne shkolle me minifund, ndersa fundshpinen e nxeneses nje mesues e shkund.
Jetojme ne nje kohe, ku te dashurosh eshte budallalik, ndersa te lidhesh per pasurine eshte gjeja e duhur dhe pike.
Jetojme ne nje kohe, ku femra e mire percmohet, ndersa ajo qe e luan bishtin levdohet.
Jetojme ne nje kohe, ku mashkulli ofendon e dhunon ate qe ne krah i qendron, ndersa ngre ne piedestal ate qe e tradhton.
Jetojme ne nje kohe, ku vellain vellane tradhton e me shoket vellazeri kerkon.
Jetojme ne nje kohe, ku te jesh intelektual quhesh budall, ndersa te jesh hajdut futesh ne parlament pa bere fjale.
Jetojme ne nje kohe, ku shkolla ka me pak vlere se rruga.
Jetojme ne nje kohe, kaq te mbrapshte, kaq te ndyre, kaq te lige… mbi te gjitha kaq te padrejte!
Jetojme ne kete kohe, une dhe ti qe heshtim, kur shohim kaq shume padrejtesi.