“Jeta ime”, Mozzik e kalon ditën pranë personit më të dashur për të

Mozzik ditën e sotme ka lënë pas angazhimet e tjera për ta kaluar ditën pranë më të shtrenjtës së tij.

Ai publikoi disa video dhe foto pranë vajzës Hana, me të cilën po kënaqej në maksimum dhe të dy dukeshin të buzëqeshur.

“Jeta ime. Pllumi jem i vogël Hana”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, Mozzik pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re në bashkëpunim me reperen Tayna.