Jesus shpjegon pse Arsenali e humbi garën për titullin e Premier Ligës me Cityn

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka shpjeguar arsyen që qëndron prapa dështimit të Arsenalit në garën për titullin e Premier Ligës të sezonit të kaluar, të cilin e fitoi Manchester City.
Jesus e ka pranuar se skuadra e Arsenalit ka qenë e stresuar në fundin e sezonit të kaluar, që pa Cityn të fitonte titullin e kampionatit anglez, raporton lajmi.net.

“Ne ishim paksa të nervozuar si skuadër dhe ata (Manchester City) nuk ishin nervoz sepse ata sigurisht fitojnë, kështu që kjo gjë bëri diferencën.

Arsenali e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës me pesë pikë larg Manchester Cityt që e përfundoi sezonin si kampion.