Jesus me shokë e “SAKAtojnë” Sevillan – e mposhtin me rezultat “tenistik”

Arsenali ka dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Sevillës, në kuadër të “Emirates Cup”.

“Topçinjtë” i shënuan skuadrës spanjolle plot gjashtë gola.

Gabriel Jesus realizoi tregolësh, dy të tjera Bukayo Saka, ndërsa rrjetën një herë e tundi edhe Eddie Nketiah.

E gjithë përballja u dominua nga londinezët të cilër krijuan shumë raste dhe njëkohësisht nuk i lanë fare hapësira mysafirëve.

Kjo paraqitje jep shumë shpresë për një sezon pozitiv në Premier League.