Keir Starmer ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe udhëheqës i Partisë Laburiste. Lajmi është bërë me dije përmes një deklarate në “10 Downing Street”, ku Starmer u shpreh se “do të vendos të parin vendin, të cilin e dua”, shkruan A2CNN.
Starmer falënderon “bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Vic”, duke e përshkruar atë si një “mbështetje të palëkundur”. Ai gjithashtu thotë se dëshiron të jetë “babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”.
Përpara se të njoftonte dorëheqjen e tij, Starmer tha se trashëgoi një parti që ishte “politikisht, financiarisht dhe moralisht e falimentuar”. Po ashtu Starmer u shpreh se transformoi partinë duke hequr helmin e antisemitizmit, si dhe rivendosi besimin në ekonomi, mbrojtje dhe sigurinë kombëtare.
Dorëheqja e Starmer vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje brenda Laburistëve, ku së fundmi ka pasur thirrje të vazhdueshme për ndryshm lidershipi, si dhe përçarje të dukshme në qeveri.
(A2 Televizion)



