“Jemi verbnue shpirtërisht”, Bes Kallaku u ‘mbyll gojën’ atyre që aluduan për ndarje me Xhensilën

Ditëve të fundit në media është shkruajtur pafund për krisjen e marrëdhënies mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, aludime të cilat morën fund, në momentin e publikimit të një video në rrjetet sociale. Por pas kësaj Besi ka bërë për herë të parë deklaratën e tij në “Zemër Luana”.

Gjatë lojës mjaft të njohur në rrjete sociale, ku Olsi e Besi duhet të tërhiqnin letrën pa derdhur kafen Besi ka humbur sfidën dhe duhet ti përgjigjej një pyetje. Fillimisht Besi ka treguar historinë e një vajze e cila dëshironte të largohej nga qyteti i saj edhe pse e donte shumë vetëm nga paragjykimet e fjalët e njerëzve. E duke e lidhur me këtë Besi është shprehur shumë I irrituar kundrejt njerëzve që shpifnin gjëra të pavërteta dhe madje ka përfunduar duke thënë:

Olsi: Besi nuk kemi asnjë pyetje për ty, por duam një deklaratë nga ty për Xhensilën se plasën mediat.

Besi: Dua të jap një sqarim për të gjithë ju. Po tregoj historinë e një 15 vjeçare në një nga koncertet  e mia që sjell një fletore që shkruante materiale humoristike dhe këngë. Ajo më ka kërkuar për ti lënë një audicion kurdo në Tiranë ose të më ndihmosh që të iki nga ky qytet. I thashë që kjo është çudi se është qytet shumë i bukur. Qytetin tim e dua shumë fort, por po ma prishin imazhin njerëzit dhe këtu në Shqipëri më vjen keq sepse  njerëzit pa arritjet  e veta, vjellin vrerë në arritjet dhe aftësitë e të tjerëve. Në vend që të ushqehemi me dashuri po ushqehemi me mllef. Të vërtetën po e pranojmë si gënjeshtarë dhe të gënjeshtrën si të vërtet. Dua ta mbyll me fjalën e At Zef Pëllumbi ‘Jemi verbue shpirtnisht’. Nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi të bëjmë varrin vëllait, kjo është fatkeqësia jonë më e madhe. Deklarata ime është që unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”- ka thënë Besi, duke e vulosur që mes çiftit çdo gjë është në rregull!