“Jemi më të fortë në vendet ku jemi thyer” – Biden reagon pas diagnostikimit me kancer

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës, i cili është përhapur në eshtra.

Pas kësaj, Biden ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në Facebook, duke ndarë një mesazh shprese dhe falënderimi për mbështetjen që ka marrë, transmeton Klankosova.tv.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet ku jemi thyer. Faleminderit që na mbështetni me dashuri dhe përkrahje”,  shkroi ai.