Jemi me fat që do ta kemi kryeministër Albinin!

Kimete Berisha

Jemi me fat që mund ta kemi Kryeministër Albin Kurtin.

I ditur, i zgjuar, i guximshëm, i lirë, modest, i kulturuar, atdhetar, ka sens për të bukurën, flet qetë, zërin e ka radiofonik, është vital, i moralshëm, i tërhequr, nuk e sheh askund nëpër klube dhe nuk vnon kravata të portokallta e pembe si këta.

Veç sikur të heshtnin Xhelali e Hakia, s’ish ‘hëngër’ prej së miri. Ata duhet ta dinë se nuk ua ka dhënë Zoti të japin nasihat se ende pa e kry mirë një fjali, i bëjnë dy gabime.

Këta që i përmenda me gjithë respektin por nuk po ia dinë hallin vetes, ata me ‘euforinë’ dhe me ‘statuset’ e tyre janë nisur rrugës së Dardanit.

Janë të lindur me ngu jo me dhënë mësim.

Albin Kurti tash i është afruar dhe po ia kalon Isa Mustafës për kokëfortësi. Po rrezikon (dhe kjo e tremb Isën, sepse nuk e ka pritur).

I kemi katër politikanë që i karakterizon kokēfortësia gjigante:

Hashim Thaçi
Isa Mustafa
Vjosa Osmani
Albin Kurti

E urrej kokëfortësinë, edhe pse vetë di mu koçit, dhe e di se është ves, por Albini duhet të vazhdoj të ngul këmbë, sepse, Albini e ka në dorë dëshirën e Isës, e Isa e ka veç një dëshirë madhore-të bëhet President.

Kurse, Albini nuk e ka asnjë dëshirë për veten e tij, përveç sensin madhor dhe respektin për Drejtësi. Kjo e bën Fitues.

Albini dhe Vjosa janë e ardhmja.
Lirisht beso.