“Jemi afër pagës mesatare prej 500 euro, të mos ishte pandemia, do ta tejkalonim premtimin tonë”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në intervistë për RTM-në, ka deklaruar se janë shumë afër realizimit të premtimit për pagë minimale prej 500 euro.

Siç shtoi ai, po të mos ishte pandemia e Covid-19, ajo do të tejkalonte vlerën prej 500 euro.

“Kur flasim për rritjen e pagës minimale e cila duhet të ishte 500 euro për një mandat katërvjeçar, ne jemi shumë afër realizimit. Më 1 korrik të vitit 2017 LSDM-ja dhe koalicioni e formoi Qeverinë dhe për këto katër vjet vlera e pagës minimale është rritur për 6.000 denarë. Paraprakisht, në vitin 2017 paga mesatare ishte 22.000 denarë, kurse ajo tash kap vlerën 28.700 denarë, që do të thotë se ne jemi shumë afër 500 eurove, që ishin premtim i yni zgjedhor. Duke e pasur parasysh se që një vit e gjysmë përballemi me pandeminë e Covid-19, ne do ta tejkalonim atë çfarë paraqiste premtim tonin, në programin e atëhershëm të Qeverisë. Të dhënat e fundit tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, paga mesatare ka rritje rreth 6%”, tha Shahpaska, përcjell TV21.