Javën e kaluar 3.511 persona janë shëruar nga virusi, ky është raporti javor

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njofton se nga 28.02.2022 deri më 06.03.2022 janë regjistruar 2.504 raste të reja në 34 qytete të Maqedonisë, që paraqet ulje për 32.3% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë kësaj periudhe janë testuar 17.416 materiale laboratorike që është për 9.4% më pak se java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 1.418 raste ose 56.6% nga totali i rasteve për këtë javë. Sa i përket moshës, mosha më e prekur është ajo mbi 60 vjet me 28.2%, ndërsa më pak të prekur janë fëmijët me moshë nga 0 – 9 vjet.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3.511 persona të shëruar dhe 44 të tjerë që kanë humbur jetën, që është për 35.3% më pak se java e kaluar.

Kujtojmë se në Maqedoni deri 05.03.2022 janë vaksinuar 871.082 persona me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 850.803 persona, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 144.391 persona.