Jasmina thotë se ka për të thënë diçka lidhur me raportin e saj me Andin

Përmes pyetjeve në storien e saj në Instagram të parashtruara nga ndjekësit ajo ka dhënë përgjigje në disa prej tyre, shkruan lajmi.net.

Pasi po shihen tejet të afruar me njëri-tjetrin madje edhe të përkushtuar, Jasmina është pyetur cili është mendimi i saj për Andin.

Tutje, ndjekësja e ka pyetur se janë edhe të lidhur me njëri-tjetrin. Kësaj pyetje i është përgjigjur konkurrentja e programit derisa iu ka shtuar edhe më shumë kureshtje publikut.

“Do e them të hënën çdo gjë”, ka thënë Jasmina.

Ndryshe, pas Mevlanit dhe Ledjanë, Jasmina dhe Andi pretendohet të dalin çift nga “Përputhen”./Lajmi.net/