Jasin Lama dhe Goce Janeski u kthyen në Shkup dhe menjëhërë dërgohen në karantinë

29 mars 2020 – Dy boksierët e reprezenatcionit të Maqedonisë, Jasin Lama dhe Goce Janeski mbrëmë vonë janë ktheyr përmes Sofjes në Maqedoni, pasi 19 ditë që ishin në Londër ku morën pjesë në turneun kualifikues për LOV në Tokio.

Turneu olimpik për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit vetëm pas dy ditësh ishte ndërprerë nga ana e organizatoërëve.

Lama dhe Janeski mbetën në Londër për shkak të mbylljes së aeroportit në Shkup.

Federata e Boksit e Maqedonisë dy herë u përpoq që t’i kthejë në Shkup, megjithatë pa sukses, njëherë nëpërmjet Stambollit dhe herën e dytë nëpërmjet Selanikut, pasi Turqia dhe Greqia në momentin e fundit mbyllën kufijtë. Dje me aeroplan nëpërmjet Sofjes dy reprezentuesit tanë mbërritën deri në Bullgari dhe më pas në Shkup.

Lama dhe Janeski janë vendosur në karantin të detyrueshëm në Shkup në Hotel Ibis ku do të qëndrojnë në 14 ditët e ardhshme.

FBM shpreh mirënjohje të madhe deri te të gjithë të punësuarit në Ambasadën e Maqedonisë në Londër dhe Sofje pr ndihmën që ofruan që t’i kthejnë Jasin Lamën dhe Goce Janeskin në shtëpi.

Njëherësh, FBM shpreh mirënjohje edhe deri te organizatorët e turneut në Londër të cilët maksimalishtë u angazhuan për boksierët, Lama dhe Janeski që t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme për qëndrim komod në metropolin e Anglisë.