Jashari: Qendra e Akademisë Shqiptare do të jetë në Shkup (Video)

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Tetovë, ditë më parë ka ndryshuar emrin në Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV. Synimet e kësaj shoqate janë që të ngritet në një Akademi shtetërore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me qendër në Shkup. Kryetari Hasan Jashari, bën thirrje tek qytetarët, intelektualët, universitetet dhe politikanët shqiptarët që të përkrahet kjo nismë.

“Përkohësisht, ne jemi të vendosur në Tetovë sepse komuna e Tetovës ka qenë komuna e parë që na ka përkrahur. Ne u kemi shkruar edhe partive politike, edhe ministrit të arsimit, edhe kryetarëve të komunave, na kanë premtuar, disa nuk na kanë kthyer letër, disa nuk na kanë pranuar në takim. I vetmi që na ka dhënë përkrahje prej në fillim ka qenë kryetari i komunës së Tetovës dhe momentalisht jemi këtu. Por, synimet tona janë që të vendosemi në Shkup sapo të ekipohemi, sa të ngritemi, sa të krijojmë një bazë të caktuar infrastrukturore. Deri tani nuk ka ndihmuar askush dhe financohemi vetë. Apelojmë te popullata shqiptare, intelektualët shqiptarë, te universitetet shqiptare në RMV që të na përkrahin në aspektin shpirtëror, si nevojë e kësaj populate”, tha profesori Hasan Jashari për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë!