Japonia raporton afro 500 infeksione të reja

Japonia ka regjistruar 488 infeksione të reja me koronavirus dhe 17 vdekje shtesë, tha të enjten ministria e shëndetësisë e vendit.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të infeksioneve të raportuara në vend në 9,294, përfshirë 712 nga anija “Diamond Princess”.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 148, përfshirë 12 nga anija, raporton BBC.