Sanae Takaichi është bërë kryeministrja e parë në histori të Japonisë.
Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, për shkak të admirimit që ka për ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher.
Ajo mori të martën besimin e parlamentit nën premtimet se do të përballet me telashet ekonomike. Ishte hera e tretë që tentoi të bëhej udhëheqëse e Japonisë. Ajo u bë kryeministrja e katërt në pesë vjet qëkur një skandal goditi partinë e saj LDP.
Takaichi i përket linjës së ekstremit në partinë e saj.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në të kaluarën e pati cilësuar si person shumë të respektuar e me mençuri të madhe.
Sfidat e saj të para do të jenë rregullimi i ekonomisë së ngadaltë, navigimi nëpër marrëdhënie të pazakonta me SHBA-në dhe bashkimin e partisë së ndarë.