Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, vjen investim prej 60.635 euro nga Ambasada e Japonisë në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri njerzore (GGP)që u nënshkrua sot në Komunën e Gostivarit. Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e një printeri digjital për radiografi, me ç’rast synohet rritja e cilësisë së punës në Repartin e radiologjisë.




Së bashku me Ambasadori Hironori Savada kemi nënshkruar marrëveshjen e grantit, ku mori pjesë edhe drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi.
Në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Gostivarit, dëshirojë të shpreh mirënjohjen time për popullin japonez dhe ambasadorin Hironori Savada.