Japonia injekton më shumë se 100 miliardë euro për dyfishimin e rritjes ekonomike

Kryeministri japonez, Shinzo Abe prezantoi sot një plan të gjerë mbështetës prej 108 miliardë eurosh për të shmangur futjen e ekonomisë kombëtare në një recesion të zgjatur në 2020.

Rreth 50% e këtyre investimeve publike do t’i kushtohen riparimit dhe modernizimit të infrastrukturave, dëmtuar nga një sërë katastrofash natyrore të këtyre viteve të fundit, si tajfuni shkatërrues Hagibis në tetor, që shkaktoi më shumë se 80 të vdekur.

Plani, i parashikuar për disa vite, është i destinuar gjithashtu për të zvogëluar ndikimin mbi konsumin nga rritja e fundit e TVSH-së, që kaloi nga 8% në 10% që nga 1 tetori për shumicën e mallrave jo ushqimore.

Bëhet fjalë për të shmangur një goditje në ekonomi pas Lojërave Olimpike në Tokio verën e ardhshme.

Ekonomistët parashikojnë një tkurrje të fortë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt për shkak të rritjes së TVSH-së dhe tajfunit Hagibis, gjithashtu dhe pasi eksportet vazhdojnë të vuajnë nga ngadalësimi i ekonomisë globale, rënduar nga mosmarrëveshja tregtare kino-amerikane.