Japonezët kundër rritjes së taksave për avancim të ushtrisë

Shumica e japonezëve nuk mbështesin rritjen e taksave për të financuar avancimin e ushtrisë, ka raportuar gazeta japoneze, Kyodo, duke cituar një sondazh të kryer nga ajo.

Ajo e ka realizuar sondazhin pas vendimit të Qeverisë për avancimin më të madh ushtarak prej Luftës së Dytë Botërore.

Japonia ka bërë të ditur të premten se shpenzimet për ushtri do të shkojnë në 320 miliardë dollarë.

Sipas Qeverisë, Japonia do të blejë raketa që mund të sulmojnë Kinën, dhe të përgatisë ushtrinë për çfarëdo sulmi.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë se Qeveria nuk do të rrisë tasat në vitin e ardhshëm fiskal, që nis më 1 prill, por në fazat e radhës deri më 2027.

Ai ka thënë se Japonia është në “pikë kthese të historisë” dhe se avancimi ushtarak është “përgjigja im ndaj sfidave të shumta që i kemi”.

Pothuajse 65 për qind e respodentëve të sondazhit të Kyodos kanë kundërshtuar rritjen e taksave për shpenzime ushtarake, derisa 87 për qind kanë thënë se arsyetimi i Kishidas nuk është i mjaftueshëm.

Plani pesëvjeçar i Qeverisë japoneze për taksat, dikur diçka e paimagjinueshme për një shtet paqësor si Japonia, mund ta bëjë atë shtetin e tretë në botë sa u përket shpenzimeve ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.