Janjiq: Banjska varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë

Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd ka deklaruar se Banjska sipas tij “ka varrosur pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë”.

“Nuk mund t’i shpëtoj përshtypjes se aksioni në Banjskë ishte një aksion i përgjuar në të cilin keni elementë terroristë, që do të thotë se ka qenë i organizuar. Ka edhe sulm ndaj NATO-s në Zveçan dhe gjëra të tjera. E gjithë kjo e solli krizën e sigurisë në pikën e vlimit”, tha ai për “Danas”, transmeton Klankosova.tv

Sipas Janjiqit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e njeh mirë Kosovën. Sepse siç thotë ai “po ta dinte, ideja e çmendur e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

“Që në momentin kur serbët u larguan nga institucionet ishte e qartë se askush nuk do t’i mbushte ato institucione, përveç Kurtit dhe aq sa i nevojitej atij në marrëveshje me grupin e Quintit”, thotë Janjiq.

Mes tjerash, ai thekson se “ajo që po ndodh tani në Kosovë është përfundimi i Marrëveshjes së Ohrit”.

Në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023-ës mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku, njofton Klankosova.tv.