Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot në Stacionin Policor në Aerodrom është denoncuar se janë vjedhur dy motoçikleta në pronësi të Postës.
Siç thuhet në njoftim, vjedhja dyshohet se ka ndodhur prej 2 deri më 3 shkurt 2021.
“Më 19 shkurt 2021, në ora 09:00 në Stacionin policor në Aerodrom është denoncuar se gjatë periudhs 02/03.02.2021 në selinë e Postës në rrugën “Nikolla Karev”, nga person i panjohur janë marrë dy motoçikleta, në pronësi të Shoqërisë Aksionare “Posta e Maqedonisë së Veriut””, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, shtojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21





