Janë sjellur tre lloje të reja të insulinës të cilat nuk janë nga importi paralel

Janë sjellur tre lloje të reja të insulinës – dy insulinë analoge, injektibile dhe tabletë. Të gjithë pacientët me diabet tani marrin insulina origjinale me certifikatë për cilësi, i cili nuk është nga importi paralel. Plotësisht, janë furnizuar edhe 10 pompa të insulinës, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria potencuan se në buxhet për këtë vit janë siguruar 750 milion denarë për furnizim të insulinave, gjilpëra të insulinës, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa për furnizim të vazhdueshëm të insulinës.

“Në krahasim me vitin 2018 buxheti ka qenë 650 milion denarë, ndërsa në vitin 2019 ka qenë 692 milion denarë, që tregon rritje të vazhdueshme të mjeteve në buxhet për trajtim të pacientëve me diabet”, theksojnë nga MSH.
Nga Ministria potencuan se paralelisht me këtë, në Klinikën për Endokrinologji është furnizuar pajisje e re mjekësore dhe aparat bashkëkohor ehotomografik për gjëndrat tiroide. Është rinovuar edhe kabineti i oftalmologjisë i cili është pasuruar me aparate të reja të sofistikuar për diagnostifikim dhe shërim në kohë të komplikimeve oftalmologjike të diabetit.