Apeli nga Amerika i struganit që e armatosi Bataljonin e Atlantikut: Shqiptarët në Maqedoni duhet të zgjedhin lider të ri! (VIDEO)

Rrëfimet e Riza Kabës, veleshtar i mërguar në moshë të njomë në Amerikë, nuk i përmbledh dot një emision. Një libër i tërë po të shkruhet, prapë nuk do të mjaftojë. I mërguar që në shkollë të mesme, për shkak të përndjekjes nga komunizmi, Riza Kaba tani e disa vite drejton restorantin e mirënjohur Osys. Përveç historisë si restorant prestigjioz, ku ka pritur mysafir edhe presidentët amerikanë, restoranti Osys ka edhe një histori të veçantë. Ai në vitin 1999 ka qenë një nga bazat ku janë grumbulluar ushtarët dhe armatimi për bataljonin e Atlantiku, para se të nisen për në Kosovë. Për ekipin e Lajm Tv në Amerikë, zotëri Riza Kaba rrëfen kontaktet e para me UÇK-në, vendosjen e lidhjeve me irlandezët. Nuk harron të flasë as për aktualitetin në Maqedoni, e as për shpresën për përmirësim të gjendjes së bashkëkombasve. Ai thotë se shqiptarët në Maqedoni duhet të kenë një lider të ri, siç e zgjodhën shqiptarët e Kosovës Albin Kurtin.

Në konakun e Riza Kabës në Nju Xhersi takon shumë shqiptarë. Ata kanë kaluar rrugë të ndryshme jetësore, por sot kanë një dëshirë e përbashkët: në vendlindje të bëhet sa më mirë, që një ditë të kenë ku të kthehen, e të mos u mbeten eshtrat përtej oqeanit. Por për tu bë më mirë në vendlindje, thonë se nevojitet ndryshim. Ashtu siç ndodhin ndryshime në Amerikë çdo mandat, ose dy mandate presidenciale, dëshira e tyre është që të ndodhin ndryshime edhe te shqiptarët e Maqedonisë, që demokracia të ketë kuptim. Për të kuptuar rrëfimet e tyre jetësore, duhet dëgjuar të plota dhe pa ndërhyrje.

Në pjesën e epërme të shtetit të Nju Jorkut takojmë biznesmenin Urim Kaba, poashtu me prejardhje na Veleshta, pronar i picerisë së mirënjohur në këtë anë. Vitet e shumta të kaluara në gurbet, nuk kanë shuar dashurinë që vendlindjen, të cilën e viziton shpesh, ta shohë më mirë se sa është. Edhe ish eprori i UÇK-së, Fluturim Rizvani, vlerëson s ka ardhur koha për ndryshime te shqiptarët e Maqedonsië.

Ashtu si në vendlindje edhe në diasporë shqiptarët janë të pandarë, pa marë parasysh as vijnë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, apo lugina. Hallet e shqiptarëve janë të njëjta, ngado që vijnë.

Lidhjet e mërgimtarëve tanë në Amerikë me vendlindjen nuk i shkëput as Oqeani, e as mijëra kilometrat që na ndajnë. Janë lidhje që nuk i shkëpusin as vitet e dekadat e shumta të kaluara larg votrës. Janë lidhje të veçanta me atdheun që vështirë mund t’i gjesh te një popull tjetër, e prandaj na bëjnë aq krenarë. /GazetaLajm/