Janë siguruar 142 plazma për trajtimin e pacientëve me Kovid-19

Nga Instituti për mjekësi të transfuzionit informojnë se janë siguruar gjithsej 142 njësi plazmë konvalescente për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Bëhet fjalë për 100 dhurues të cilët kanë dhuruar plazmë dhe deri më tani mbi 120 pacientë me Kovid-19 trajtohen me plazmë konvalescente, që përmban antitrupa kundër këtij virusi, të krijuara nga organizmi i njeriut për shuarjen e sëmundjes, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Përkujtojmë se qytetarët të cilët janë shëruar kanë mundësi t’u ndihmojnë atyre të cilët për momentin luftojnë me koronavirusin dhe që paraqet akt kulmor të humanizmit. Përmes plazmës së dhuruar konvalescente, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në shuarjen e punës tek personi tjerët me Kovid-19. Personi dhurues i plazmës konvalescente duhet të ketë dëshmi të dokumentuar laborator se ka qenë i infektuar nga Kovid-19, të ketë dy teste negative në afat prej 24 orëve, të jetë të paktën 21 ditë pa simptoma, pas çka bëhet test shtesë për konfirmimin se nuk ka prani të virusit”, thonë nga Ministria.

Prej atje theksojnë se Instituti për mjekësi të transfuzionit është i qasshëm në çdo kojë dhe të gjithë pacientët e shëruar të cilët i plotësojnë kushtet për dhurues, mund të paraqiten për informacione të hollësishme dhe caktim në Institutin për mjekësi të transfuzionit, ta tregojnë humanizmin e tyre dhe të ndihmojnë në mjekimin e të infektuarve të tjerë me Kovid-19.