Janë shtruar 1.350 aplikacione për subvencione për inverterë, mbeten mjete për edhe rreth 4.000

– Gjatë 15 ditëve të kaluara janë shtruar 1.350 aplikacione për subvencione inverterë, ndërsa mbeten mjete për edhe rreth 4.000 kërkesa, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
“Sipas numrave të deritanishëm, dimrin e ardhshëm në Shkup duhet të ketë rreth 1.350 amvisëri të cilat do ta ndryshojnë mënyrën e ngrohjes, ose thënë mëndryshe, do t’i kemi rreth 1.350 ndotës potencialë më pak se vitin e kaluar. Kjo dukshëm do ta përmirësojë cilësinë e ajrit pasi që drejtpërdrejtë do të ndikojënë luftën kundër ajrit të ndotur”, thuhet në kumtesë.
Qyteti i Shkupit, njëherësh, i përkujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se po vijon thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për pajisje klimatike inverter për ngrohjen e amvisërive, ku qytetarët mund të aplikojnë
onlajn.
Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter prej 01.01.2020 deri në përfundimin e thirrjes më 30.11.2020 ose deri në ditën e shpenzimit të mjeteve. Qytetarëve do t’u kompensohen në tërësi shpenzimet për furnizimin e pajisjesinverter, por jo më të mëdha se 62.000 denarë në shumë neto./MIA