127 raste të reja, 83 të shëruar dhe tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e veriut

Ministri e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 904 testime ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus. Raste e reja janë regjistruar: Shkup-57, Kumanovë-4, Shtio-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Sveti Nikollë-12 dhe Kërcovë-4,
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 83 persona të shëruar: Shkup-35, Shtip-8, Tetovë-33, Veles-1, Gostivar-5 dhe Pehçevë-1.
Tetë persona kanë humbur jetën, pesë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një nga Kërçova. /SHENJA/