Janë shëruar 23 qytetarë, Dibra e fitoi luftën me Koronavirusin!?

Sot është dita e nëntë që në Dibër nuk është shenuar asnjë rast i ri me Koronavirus në Dibër. Ndërkohë numri i të shëruarëve nga kjo epidemi ka arritur në 23, që paraqet shpresë se ky qytet po e fiton luftën me Koronavirusin, shkruan Gazeta Lajm. Në Dibër epidemia mori katër viktima, kurse së paku dy dibranë kanë ndërruar jetë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Shtabi komunal në Dibër ka filluar të bëjë analiza nese duhet të vazhdojë, ose duhet të ndërpritet Gjendja e jashtëzakonshme me të cilën janë ndaluar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në këtë qytet dhe në komunën Qendra Zhupë. “Po presim vendimin e Qeverisë, ashtu si do të vendosë qeveria, ashtu do të veprojmë edhe ne”, kanë deklaruar per Lajm nga Shtabi komunal në Dibër.