Janë sanksionuar 157 shoferë për vozitje të shpejtë në rajonin e Tetovës

Në territorin e rajonit të Tetovës dhe në autostradën Shkup-Tetovë gjatë një kontrolli të përforcuar dje nëpunësit policorë sanksionuan 157 vozitës të cilët drejtuan automjetet me shpejtësi mbi të lejuarën, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga numri i përgjithshëm i masave të shqiptuara, 93 shkelje janë konstatuar në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të tjerat në rajonin e Tetovës.

“Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në rrugë”, theksojnë nga MPB.