Janë përcaktuar ndryshimet ligjore për blerjen e ilaçit për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike

Anëtarët e grupit të punës të përbërë nga këshilltarë dhe ekspertë të Kryeministrit, përfaqësues të FZORSM, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Shoqata e Fibrozës Cistike, sot përcaktuan Propozimin – dispozitat ligjore për prokurimin e të gjithë barnave të këtij lloji, duke përfshirë ilaçin “Trikafta”.

Pasi ekspertët në takimin e sotëm i shpjeguan qëndrimet e tyre lidhur me Propozim-amendamentet, me shpejtësi u harmonizuan projekt-dispozitat për ligjin për barnat dhe pajisjet mjekësore dhe ligjin për sigurime shëndetësore i cili përcakton llojin e procedurës që duhet të kryhet, në bazë të kontratave të veçanta të lidhura për blerjen e barit, të cilat do të sigurojnë çmime më të favorshme.

Me këtë shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e barnave për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike.