Deputetja e ASH-Sela, Ilire Dauti në emisionin Click Plus në TV21, tha se VLEN dhe BDI bëjnë garë kush është e keqja më e madhe. Dauti mes tjerash, theksoi se VLEN dhe BDI janë një brumë.
“Skena në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut e mat të keqen. Tani gara bëhet në mes VLEN-it dhe BDI-së kush është e keqja më e madhe. Ky është debati. Këto thonë ju se keni bë, këto thonë pse se keni bërë ju edhe ne ja tani nuk e bëjmë. Realisht masim të keqen. Tani duhet me e gjetë cila është e keqja më e madhe”, u shpreh mes tjerash deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.





