Janë mbyllur Qendrat-Co vid në disa spitale

Pas numrit të zvogëluar të pacientëve me Covid-19 prej mëngjesit të sotëm janë mbyllur disa Qendra – Covid në disa prej klinikave në Shkup dhe një pjesë e kapaciteteve në disa spitale të qyteteve tjera, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Është mbyllur Qendra Covid në klinikat për kardiologji, intituti i terapizë fizike dhe klinika për sëmundje të syve.

“Nga fillimi i javës pa pacientë me Covid janë edhe klinka e urologjisë dhe kirurgjisë plastike të cilat kanë filluar të funksionojnë normalisht. Të premten do të mbyllet edhe Qendra – Covide në klinikën për traumotologji, ndërsa nga e hëna klinika për ortopedi dhe traumatologji do të fillojnë punën me orarin e mëhershëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. /SHENJA/