Bërvenica, Karposhi dhe Shuto Orizare janë të vetmen komuna për të cilat nuk janë mbyllur rezultatet përfundimtare. Tashmë kanë skaduar të gjithë mandatet e ankesave kurse Administrativja një ditë më parë hodhi poshtë edhe katër ankesat e fundit të procesit zgjedhor.Pas konfirmimit të rezultateve nga KSHZ-ja, fituesit do të mund të marrin certifikatat e tyre dhe të fillojnë mandatin e tyre të ri.
KSHZ-ja katër ditë më parë konfirmoi rezultatet përfundimtare në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, kurse krerët e rinj kanë marrë ose marrin këto ditë mandatin në ceremoni pranim-dorëzimi.Pasi të mbyllet procesi edhe për tre komunat e mbetura, KSHZ-ja duhet të sjellë vendim për përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale.
Me miratimin e këtij vendimi, Kodi zgjedhor parashikon emërimin e të besueshmit të qeverisë në Komunat ku zgjedhjet dështuan, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë.
“…Qeveria, brenda 15 ditëve, emëron një të besueshëm për të kryer detyrat e kryetarit të komunës. Qeveria, jo më vonë se 15 ditë pas datës së emërimit të të besueshmit, njofton Kryetarin e Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune”, thonë në Kodi zgjedhor.
Më përfundimin e zgjedhjeve, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore prej 60 ditësh për shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat ku ky proces dështoi për shkak të mospërmbushjes së censusit.
“Zgjedhjet e përsëritura për komunën përkatëse mbahen jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, me ç’rast kushti i parashikuar në lidhje me pjesëmarrjen e një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar… nuk zbatohet”, thuhet në Kodi zgjedhor.
Të besueshmit e qeverisë pritet të emërohen në seancë qeveritare brenda kësaj jave, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski. Deklarata e tij u kundërshtua nga kreu i Gostivarit Valbon Limani i cili tha se ai është ushtrues detyre kryetar, ose i emëruar si i besueshëm i qeverisë dhe sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, ai thotë se ka mandat deri në zgjedhjet e kreut të ri./Alsat




