Janë aprovuar 80 milionë denarë për zgjidhjen e problemeve me Liqenin e Dojranit dhe Prespës

Në seancën e sotme të Qeverisë janë miratuar vendime shtesë për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për zgjidhjen e problemeve me Liqenin e Dojranit dhe të Prespës.

Qeveria aprovoi mjete në vlerë prej 40.000.000 për Komunën e Dojranit, për zgjidhjen e problemit me gjendjen në Liqenin e Dojranit dhe 40.000.000 denarë për Komunën e Resnjës, për zgjidhjen e problemit me gjendjen në Liqenin e Prespës.