Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski do të mirëpresë në shtëpinë e tij Vitin e Ri. Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e tij për heqjen e arrestit shtëpiak. Arrestimi shtëpiak Janakieskit i është caktuar për çështjen “Shkallët Spanjoll”, një hetim që tashmë ka përfunduar dhe ndjekja penale e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi në Gjykatën Penale të Shkupit.
Përveç Janakieski në “Shkallët Spanjoll”, akuzohen edhe 10 zyrtarë të tjerë të ministrisë, kadastrës, noterë dhe biznesmenë. Sipas prokurorisë ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 2.64 milion euro.
Lajme Janakieski mbetet në arrest shtëpiak