Jamie Foxx po përpiqet të sqarojë një keqkuptim që rrjedhi nga një postim i tij i fshirë tani në mediat sociale që nga disa u kritikua si antisemitik.
Në një postim të shpërndarë në Instagramin e tij, aktori fitues i “Oscar”, ka kërkruar falje ndaj komunitetit hebre.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, tha ai në postim, shkruan CNN.
Mesazhi i Foxxit i referohej një postimi të mëparshëm, i cili nuk gjendej më në llogarinë e tij, ku shkruhej: “Ata vranë këtë tip të quajtur Jezus… Çfarë mendon se do të bëjnë me ty?”.





