Reece James i është rikthyer më në fund stërvitjeve të ekipit të parë dhe ky lajm ka gëzuar të gjithë në kampin e Chelseat.
Në konferencën e tij për shtyp, Mauricio Pochettino shpjegoi pse James mund të jetë ende një nxitje masive për Chelsean në fund të sezonit.
Trajneri argjentinas ka thënë se duhet të shihet nëse James është i gatshëm për lojë, por e rëndësishme është vetëm se është me skuadrën.
“Ne duhet të shohim, por ndoshta ai mund të jetë i disponueshëm për të qenë në skuadër. Gjëja më e rëndësishme është që ai do të jetë atje me ne”.
“Gjithmonë të kesh kapitenin tënd është një nxitje masive për çdo ekip. Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme dhe sigurisht ai është një lojtar i mrekullueshëm”.
“E di që nuk është gjithmonë e lehtë kur vjen nga një dëmtim afatgjatë. Gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i disponueshëm dhe mund të jetë pjesë e skuadrës, dhe pastaj nëse mund të luajë pesë, 10, 15, 20 ose 30 minuta do të jetë e mrekullueshme”, deklaroi Pochettino.