‘Jam në gjyq me dajtë e babait’, Donaldi tregon historinë e pathënë më parë

Për herë të parë ai ka nxjerrur një detajë nga familja e tij, shkruan lajmi.net.

Ai po fliste për përplasjen e tij me Ilirin duke u shprehur nuk kishte asnjë përplasje personale. Mirëpo, gjatë bisedës aktori tregoi se kishte të hapur një proces gjyqësor me disa familjarë.

‘Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ç’ne ti me Ilirin? I thashë, po unë nuk i kam ndarë tokat me të. Tokat e kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’, rrëfeu banori i BBV-së.

Banorët shumë shpesh diskutojnë mes vete rreth detajeve personale.

Mirëpo Donaldi shumë rrallë shpalos nga jeta e tij dhe nuk ka dëshirë të flasë për të./Lajmi.net/